Rreth nesh

Nga gjimnazi “Janaq Kilica” kanë dalë ekonomistë, inxhinierë, topografë e oficerë, piktorë, pedagogë edhe aviatorë, diplomatë, intelektualë me tituj dhe grada shkencore, politikanë, deputetë, kryebashkiakë, ministra e deri kryeministra.

janaq-kilica-portrait

I rritur në Fier pranë familjes dhe një ambienti të kulturuar qytetar, Janaq Kilica, do të shquhej për prirjet e tij artistike qysh në periudhën e fëmijërisë së hershme. Vizatonte dhe pikturonte bukur, pasion që i kishte lindur nga qëndrimi pranë vëllezërve të nënës, të cilët ushtronin në qytet dhe rrethina, profesionin e piktorit ikonograf. Bashkëkohësit e vlerësonin Janaq Kilicën edhe si një nxënës të shkëlqyer, me prirje të theksuara kulturore. Ai konsiderohej nga mësuesit e tij në gjimnazet ku studjoi, në Gjirokastër, Shkodër apo Tiranë, si një nga përfaqwsuesit e elitës së ardhshme intelektuale të Shqipërisë.

Pasionin për artin grafik do t’ja trasmetonte më pas edhe të vëllait më të vogël, Vilsonit, i cili do të bëhej më vonë një nga piktorët më të shquar bashkwkohorë shqiptarë. Por jeta do t’i ndërpriste në mes ëndrrat e tij. Nuk kishte mbushur akoma 19 vjeç kur ra dëshmor më 5 mars të vitit 1944. Vite më vonë emrin e Janaq Kilicës do ta mbanin shkolla dhe rrugë të qyteteve të Shqipërisë, si Fierit, Elbasanit dhe Vlorës.

Gjimnazit “Janaq Kilica’’ një ndër shkollat më të vjetra në Fier. E hapur në vitin 1956 ,  vendosur në qëndër të qytetit, përgjatë rrugës ‘’Bigada e XI Sulmuese’’, ai mban emrin e dëshmorit të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, Janaq Kilicës.

Që nga dalja e maturës së parë në vitin 1960, ky gjimnaz, do të fitonte shumë shpejt brenda një kohë të shkurtër emrin e një institucioni të rëndësishëm arsimor, ku do të arsimoheshin breza të tërë intelektualësh me emër.

Në sajë të punës, rigoroze dhe të përkushtuar të mësuesve të tij, ”Janaq Kilica’’pati arritje dhe  rezultate të larta duke u bërë një nga shkollat elitare në vend.

Për rezultatet e arritura, shkolla është vlerësuar me një sërë titujsh të ndryshëm si: urdhëra, dekorata dhe diploma.

Të tilla kanë qenë urdhërat e punës së akorduar nga Kuvendi Popullor si: Urdhëri ‘’Naim Frashëri’’ I  klasit II-të, Urdhrin e Punës së klasit II-të, Urdhrin e Punës të klasit III-të, etj.

Në vitin  2009 Ministria e Arsimit dhe Shkencës e  nderoi  gjimnazin ‘’Janaq Kilica’’ me ‘’Çertifikatën e Mirënjohje’’ si ‘’Shkolla më e mirë në vend’’.

Ndërkohë që vlerësimet nuk kanë munguar në vite edhe nga pushteti vendor.

Këshilli i Bashkisë Fier, i ka akorduar kësaj shkolle në vitin 2008, titullin e lartë ‘’Qytetar Nderi’’.

Në vitin 1997 në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin dhe Shkencën, UNESCO, e vlerësoi këtë gjimnaz, me çertifikatë nderi për ”Pjesëmarrje në edukimin dhe bashkëpunimin nderkombëtar për paqe”.

Ndër vite ‘’Janaq Kilica’’ ka fituar trofe, çertifikata dhe kupa të shumta të cilat tregojnë arritjet e nxënësve të kësaj shkolle në konkurse, olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare, spartakiada dhe kampionate sportive.

Ndërsa në 12 maj 2016 ekipi i ‘’Janaq Kilicës’’ fitoi në finalen e zhvilluar në ‘’Elbasan Arena’’, kupën e kampionatit të futbollit mes shkollave të mesme të Shqipërisë, një aktivitet i titulluar si “Goal Europe” dhe i organizuar nga Delegacioni i BE në Shqipëri dhe dhe Sportit.

Në Kampionatin Kombëtar të Debatit, Redebate 2018, një aktivitet i organizuar me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Sportit, Janaq Kilica, u shpall kampione e shkollave të mesme të Shqipërisë.

Nga ``Janaq Kilica`` kanë dalë personalitete

64

breza


ndër vite
13

politikanë


të njohur
12

artistë


dhe shkrimtarë
24

fitues


medalje të arta